Avionët pa pilot janë risia teknologjike që do të ndihmojë në identifikimin e aktiviteteve të paligjshme në kohë reale me mbulim në gjithë territorin. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Baza Ajrore e Kuçovës u shpreh se brenda kësaj jave do të ligjërohet edhe procedura për përdorimin e këtyre mjeteve në ndihmë të Policisë së Shtetit dhe IKMT-së.

Ministri Balla u shpreh se avionët pa pilot do të rrisin së tepërmi cilësinë e inspektimeve sidomos përgjatë sezonit turistik.

Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe një fluturim demonstrues për të parë konkretisht se çfarë të dhënash siguron dhe çfarë lehtësish ofrojnë avionët pa pilot apo dronët siç njihen gjerësisht. Shqipëria ka 3 dronë Bajraktar të siguruar sipas një marrëveshjeje me Turqinë.

Tv Klan