Dronët janë dora e fundit e teknologjisë. Sa të dobishëm, ata janë edhe shkelës të privatësisë. Në Spanjë disa femra lakuriq janë filmuar nga një dron teksa bënin banjo dielli.

“El Pais” raporton se 7 vajza kanë bërë denoncim në polici kur panë se mbi kokat e tyre fluturonte një dron i cili po filmonte. Ato ishin të zhveshura dhe merrni rrezet e diellit në një jaht të ankoruar në Mallorca.

Ato vunë re se droni ishte duke filmuar dhe panë se 20 metra larg atyre ishte një tjetër jaht në të cilin qëndronin një grup të rinj dhe po qeshnin. Vajzat kuptuan se droni komandohej prej tyre dhe njoftuan policinë.

Djemtë pranuan se kishin i kishin filmuar duke marrë rreze dielli në jaht, por pohuan se videot i fshinë menjëherë.

/tvklan.al