Armand_DukaArmand Duka është i vetëdijshëm për vështirësitë e takimit me Armeninë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit e cilëson ndeshjen e së dielës si më të rëndësishmen për skuadrën shqiptare në eliminatoret e Euro 2016.

Më 29 mars në “Elbasan Arena”, Dukën nuk e kënaq asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Sipas tij, vetëm tri pikët do të mbajnë gjallë shpresat e Shqipërisë për të luajtur në finalet e Euro 2016.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit i bëri këto deklarata nga Gjirokastra, ku mori pjesë në inagurimin e kompleksit sportiv në vendin që njihet si fusha e vjetër në këtë qytet.

Tv Klan