Dy gjarpërinj të llojit piton janë gjetur në rrugë dhe janë marrë nga policia për t’u dërguar në një dyqan zvarranikësh.

Ngjarja ka ndodhur në Toronto të Kanadasë, ku gjarpërinjtë ishin lënë jashtë një dyqani të braktisur kafshësh. Policia kishte marrë njoftime për dy kafazë të mbushur plot me gjarpërinj që ishin lënë në rrugë.

Pasi mbërritën aty, autoritetet gjetën vetëm dy pitonë. Ata u morën për t’u dërguar në një vend të posaçëm. Policia thotë se nuk po e trajton rastin si një vepër penale, por u bën thirrje qytetarëve që të njoftojnë autoritetet në rast rreziku apo nëse kanë informacion për këtë ngjarje. /

tvklan.al