Dy shqiptarë janë arrestuar në Kozan të Greqisë me një sasi të konsiderueshme droge. Policia greke thotë se shqiptarët udhëtonin me dy makina të ndryshme. 33-vjeçari transportonte me makinë 304 kg kanabis të ndarë në 20 pako.

Ndërsa automjeti i dytë drejtohej nga 24-vjeçari, i cili shoqëronte mjetin që transportonte drogën dhe kontrollonte rrugën nëse kishte patrulla policie.

Autoritetet greke kishin informacion për trafikun e lëndëve narkotike dhe arrestuan në flagrancë dy shqiptarë. Përpos drogës, policie greke sekuestroi edhe 200 Euro, 10 dollarë dhe 10 paund.

/tvklan.al