Dy shqiptarë të moshës 33 dhe 34 vjeç janë arrestuar nga policia greke në Janinë duke transportuar lëndë narkotike.

Ata u kapën në një zonë të pyllëzuar pasi kishin hyrë në kufirin grek. Shqiptarët po mbanin 8 çanta, brenda të cilave kishte 67 pako drogë.

Policia e Janinës thotë se pesha totale është 190 kilogramë kanabis.

Përveç drogës, atyre ju sekuestruan edhe dy celularët, që do të analizohen për të zbuluar telefonatat e kryera me persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë trafik.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, akuzohen për trafik ndërkombëtar droge dhe hyrje të paligjshme në vend.

/tvklan.al