Dy persona janë arrestuar në flagrancë teksa po përpiqeshin të trafikonin për në Greqi 121 pako kanabis me peshë 49 kilogramë.

Policia e Korçës në Kapshticë kapi drogën e ndarë në dy çanta sportive dhe një thes në afërsi të piramidës 54, në fshatin Vidohovë-Devoll.

Sipas policisë, dy të arrestuarit, Spartak Koçileri, 37 vjeç dhe Marsel (Melsi) Shaholli, 36 vjeç në bashkëpunim me dy të tjerë të shpallur në kërkim po trafikonin drogë nëpërmjet kufirit të gjelbër për në Greqi.

Policia po punon për kapjen e A.H, 45 vjeç, dhe R.K, 27 vjeç, të shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë në trafikim. /tvklan.al