Dëshira e Ronaldos për tu rikthyer në ish klubin e tij në Angli, duket një histori romantike, por tek Manchester janë me dyshime mbi ndjenjat e futbollistit.

Dashuria e parë nuk harrohet kurrë por kur në mes hyjnë milionat ndjenjat harrohen. Jose Mourinho që njihet për dinakërinë e tij po dyshon se Ronaldo po e përdor Manchesterin për të rritur shumën e kontratës së tij tek Real Madrid.

Në fakt futbollisti nuk ishte në listën e lojtarëve që trajneri i kishte dhënë klubit dy muaj para përfundimit të sezonit. Në krye të listës janë tre futbollistë Alvaro Morata, Ivan Perisiç dhe Radja Nainggolan dhe Mourinho nuk dëshiron të humbë vëmendjen ndaj këtyre futbollistëve që i konsideron si çelësi i suksesit për sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, nga Spanja vjen sinjali i Presidentit Florentino Perez, i cili ka mbështetur pafajësinë e Ronaldos në lidhje me akuzat për evazion si dhe ka siguruar se lojtari do të qëndrojë për sa kohë në fuqi në kontratën e tij është klauzola e largimit prej 1 miliardë eurosh.

Mediat spanjolle raportojnë për të arritur qëllimin Ronaldo mund të krijojë një përplasje me klubin e Real Madrid.

/Tv Klan