Temperaturat ulen me disa gradë të premten dhe të shtunën, por të dielën arrijnë mbi 20 gradë Celsius

Muaji Mars ka nisur me reshje, por sipas meteorologëve kushtet e motit në fundjavë pritet të ndryshojnë dhe nuk priten reshje shiu.

“Dita e shtunë do të vijojë të ketë prezente vranësira të shpeshta në vendin tonë. Me të fokusuara pritet të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat jugore duke krijuar dhe mundësira për momente të pakta shiu. Ndërsa në zonat jugore pritet të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësira të cilat do të jenë në sasira të pakëta duke bërë që edhe reshjet të jenë më pak prezente në zonat jugore. Sa i përket ditës së dielë do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që i gjithë vendi ynë të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave.”

Sinoptikanët thonë se e diela do të sjellë rritje të temperaturave.

“Dita e shtunë sjell një rënie të lehtë të tyre duke bërë që minimumet të jenë rreth vlerës 2 gradë Celsius dhe maksimumet në orët e mesditës rreth vlerës 19 gradë Celsius. Por dita e dielë do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit në vendin tonë duke bërë që përgjatë 24 orëve në qytetet e zonës së ulët të kemi maksimume në 20 apo 21 gradë Celsius.”

Fillimi i javës së ardhshme pritet të vijojë me mot të paqëndrueshëm, madje në një pjesë të territorit të vendit parashikohen edhe reshje.

Klan News