EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #arditgjebrea#daniela#ismail#lirie#itali#emigrim#marteseehershme#kunata#vjehrra#femije#perralle

Mendoi se do të gjente parajsën në Itali, Daniela: Kunata më kërkoi borxhin e burrit

Daniela që ka ardhur sot në “Ka Një Mesazh Për Ty” jeton prej 19 vitesh në Itali. Ajo e nisi rrëfimin e saj në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan me fëmijërinë e vështirë në Kombinat ku ndanin shtëpinë me fqinjët, më pas me detyrimin për të punuar pa mundur të vazhdonte gjimnazin.

Në moshën 17-vjeçare, prindërit pranojnë ta martojnë me një djalë që jetonte në Itali. Ajo qëndroi vetëm një javë me të dhe pas njëfarë kohe, erdhi momenti që të shkonte edhe ajo në Itali. Daniela kujton sesi ia kishin përshkruar Italinë, një parajsë të vërtetë, me vila e plot shkëlqim por realiteti ishte një shuplakë.


Daniela: Shkoj në Itali, thosha do gjej parajsën.

Ardit Gjebrea: Sa kate ishte vila që të priste?

Daniela: Kur kam hipur shkallët e atij pallati, kam thënë çfarë shkallësh janë këto, të një të burgosuri? Kam hipur në ato shkallë, kam hyrë në derë dhe kam thënë ku jam këtu? Ato muret me lagështirë, të nxira, çdo gjë në atë shtëpi ishte shqiptare siç ndoshta e kemi, me tapete, me mbulesa, me perde, çdo gjë ishte shqiptare.

Ardit Gjebrea: Kush banonte në atë shtëpi?

Daniela: Unë ika te motra e burrit, kunata ime sepse do të jetoja për pak kohë. Kunata më tregon dhomën, ku do të flija në një divan që do e hapja, për 5-6  muaj që do të rrija mund të flija në një divan. Mirëpo unë pas 6 muajsh ika në Shqipëri, por ika shtatzënë.

Në Shqipëri ndenji vetëm dy javë e më pas u rikthye në Itali. As jeta bashkëshortore nuk ishte mirë pasi çifti kishte vazhdimisht konflikte. Bashkëshorti ishte i lidhur fort me familjen e së motrës dhe nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të ndërtuar një jetesë të qëndrueshme. Ndërkohë, raporti me kunatën pati tendosje që në fillim.

Daniela: Kunata më zhgënjeu pak me thënë të drejtën sepse direkt kur ndamë pjesën e lekëve që do të paguash qiranë, të gjitha sepse çdo gjë ishte gjysmë për gjysmë,  mirëpo kunata më thotë që përpara 3 vjetësh burri jot dhe vëllai i saj nuk ka paguar qiranë e shtëpisë kështu që ti duhet të më japësh lekët e shtëpisë dhe unë mbeta.

Ardit Gjebrea: Po ti sa  kishe shkuar.

Daniela: Unë sa kisha shkuar dhe mua babi më kishte çuar me lekë, jo pa lekë. Thashë po mua babi dhe mami më mësuan që duhet të kesh një edukatë sepse je në shtëpinë e tjetrit dhe nuk duhet të flasësh.

Ardit Gjebrea: Dhe ia dhe të gjitha lekët.

Daniela: Dhe unë i dhashë borxhin e burrit dhe më takonte qiraja e atij muaji dhe kjo gjë më zhgënjeu shumë. Ndërkohë edhe me burrin, nuk është se e mori… “s’ka gjë, ta kërkoi, çfarë duhet të bëj unë tani?” dhe aty filluan edhe  konfliktet me burrin dhe unë këtë gjë e kisha shumë të vështirë se thosha është djersa e babit tim.

Daniela shton se bashkëshorti bëhej xheloz për të sepse në shtëpi hynin e dilnin shumë miq dhe e detyronte që të qëndronte mbyllur në dhomë, shpesh edhe pa ngrënë. Kur erdhi në jetë djali i tyre, ai nuk arrinte të mbante dot në duar të birin sepse reagonte nipi. Situata përfundoi pas dy vitesh kur çifti ia doli që të zhvendosej në një shtëpi tjetër.

“Nuk flas prej 11 vitesh me vjehrrën e kunatën”, Daniela s’arrin të harrojë të shkuarën

Dy vitet e para në Itali i treguan Danielës që nuk ishte parajsa që i kishin përshkruar. Pas rrëfimit në “Ka  Një Mesazh Për Ty” për martesën në moshën 17-vjeçare dhe mbërritjen në Itali ku qëndroi për dy vite në shtëpinë e kunatës, ajo tregoi edhe për marrëdhëniet e vështira me të dhe burrin.

Pasi erdhi në jetë djali i tyre, çifti arriti të shpërngulej më vete por sërish kishin probleme ekonomike. Nga ana tjetër, duhet të ndihmonin edhe nënën e bashkëshortit me para. Të gjitha këto sot janë përmbyllur me raporte të ftohta që Daniela i shpjegon më hollësisht në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan


Daniela: Vitet kaluan dhe unë me kunatën, kam 9-10 vite, nuk flasim, nuk bëhemi.

Ardit Gjebrea: Nuk flisni?

Daniela: Jo, kemi krijuar që të bëjmë një lidhje që të hyjmë e të dalim ndërkohë mua më vijnë të gjitha në mendje dhe nuk arrij të eci përpara.

Ardit Gjebrea: E ke ti atë pengesën.

Daniela: E kam unë. Jo se nuk arrij t’i fal, kam falur me zemër por nuk arrij të harroj.

Ardit Gjebrea: Po vjehrrën?

Daniela: Edhe për vjehrrën, për kunatat, për kunaatin ka qenë shumë e vështirë kjo gjë dhe kemi arritur nuk flasim. Vjehrra ime ka 11 vjet që nuk e sheh burrin tim, djalin e vet për këtë gjë. Unë i kam takuar, unë jam përpjekur,unë i kam çuar fëmijët te vjehrra, kam shkuar por është e kotë që unë përpiqem kur ato fillojnë e flasin dhe unë them kur këto s’bëjnë për djalin e vet, pse do bëj unë?

Vjehrra dhe kunata u thonë vazhdimisht të tjerëve se kanë raporte shumë të afërta, edhe pse Daniela shprehet se kjo nuk është e vërtetë. Në një nga gëzimet familjare, kunata as nuk e thirri të vëllanë që të bashkohej me ta.

Daniela: Gëzimi i fundit, kunata fejon djalin dhe burrin tim e vrau shumë këtë gjë.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk shkoi?

Daniela: Nuk e thirrën.

Ardit Gjebrea: Ah, nuk e thirrën.

Daniela: Nuk e thirrën dhe burri im e vuajti shumë sepse janë ato nipër që i ka rritur vetë.

Ardit Gjebrea: Po kur u sëmur babai yt?

Daniela: U shkund një Itali dhe një Shqipëri në shtëpinë time për të ardhur dhe për të më dhënë një ngushëllim më shumë sepse unë e vuajta shumë dhe nga njerëzit e burrit nuk pashë asnjërin sepse ndoshta nga ajo që i mbajta në shtëpi, sepse burri im nuk flet me nënën dhe mbajti vjehrrën e vjehrrin.

“Më falni që ju kam mallkuar”, e penduar vajza u kërkon ndjesë prindërve

Një pendesë e thellë e ka sjellë Danielën në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Ajo ndau në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan jetën me kushte të vështira në Shqipëri dhe martesën në moshë të hershme, kur ishte vetëm 17 vjeçe. Prindërit menduan se do të ishte më mirë që Daniela të martohej me një djalë që jetonte në Itali dhe të kishte një jetë të lumtur.

Gjatë rubrikës, ajo tregoi se gjërat nuk shkuan ashtu dhe u desh të përballej me shumë probleme. Me keqardhje, Daniela tha se fajësonte e mallkonte prindërit që morën atë vendim por kur babai u sëmur, ndihej fajtore. Ajo ka thirrur prindërit, Ismailin dhe Lirien për t’u kërkuar ndjesë.


Daniela: Mami, babi, jeni shumë të bukur, çifti që keni qenë gjithmonë dorë për dore. Një shembull për mua dhe për vëllain tim. Ju kërkoj falje për gënjeshtrat që kam bërë por janë gënjeshtra të bardha siç thotë zoti Ardit. Doja t’jua bëja këtë surprizë në radhë të parë për t’ju kërkuar falje sepse shumë herë kam thënë që mallkuar qofshin prindërit shqiptarë që martojnë vajzat kaq të vogla dhe në një vend pa i parë me sy dhe ju kërkoj falje për këtë gjë sepse babi ti kur u sëmure unë e përjetova shumë keq këtë gjë. Ju kërkoj falje dhe dua t’ju them faleminderit për edukatën që na keni dhënë mua dhe vëllait tim sepse falë edukatëës që ju na keni dhënë unë kam kaluar shumë sfida dhe jam sot kjo që jam këtu, një nënë  e lumtur dhe një bashkëshorte e lumtur dhe një vajzë plot mall për prindërit. Sa më shumë vjen koha dhe unë aq mall ndiej për ju. Më mungoni shumë dhe ju dua shumë.

/tvklan.al