Disa punëtorë ndërtimi kanë gjetur një bodrum të fshehur dhe një mur të rremë në shtëpinë e Josef Fritzl, i cili mbylli në një bodrum vajzën e tij Elisabeth dhe abuzoi seksualisht me të për 24 vjet, para se të dënohej.

Autoritetet kanë gjetur copa dhëmbësh dhe pllaka qelqi në bodrum.

Fritzl e mbajti vajzën e tij të mbyllur për 24 vjet në një shtëpi në Amstetten në Austri dhe e përdori atë si sllave seksi.

Ai e përdhunoi Elizabeth mbi 3,000 herë dhe lindi 7 fëmijë me të.

Elizabeth arriti të rrëfente para policisë krimet e tmerrshme që kishte kaluar vetëm në momentin që shkoi të vizitonte vajzën e saj Kerstin në spital, e cila kishte kaluar në gjendje kome për shkak të kequshqyerjes dhe dhunës.  

Vetëm atëherë ajo kishte marrë leje që të largohej prej ‘birucës’ ku ishte e burgosur.

Joseph Fritzl e ka ndryshuar mbiemrin në Mayrhoff që të burgosurit e tjerë mos ta njohin. Ai po vuan burgim të përjetshëm në një nga burgjet psikiatrikë të sigurisë së lartë në Austri.

/tvklan.al