Ndërsa Natasha thur verore në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Denisa Gjezo kujton se edhe nëna e saj dikur ua përgatiste fëmijëve që në darkë. Dita e Verës është gjithashtu një festë e rëndësishme në familjen e këngëtares pasi vjehrra e saj është nga Elbasani dhe ndjek traditat. Denisa thotë se ky është i vetmi vit kur nuk e ka përgatitur vetë ballokumen tradicionale.

Denisa Gjezo: Ne nuk është se e kemi festuar shumë në qytetin tim, por unë vazhdoj tani që jam e martuar, me familjen, vjehrra është me origjinë nga Elbasani dhe kanë disa tradita që bëjnë një kimë, unë nuk e dija, ballokume, një revani me miell misri. Unë këtë vit vetëm nuk kam mundur të bëj dot ballokume sepse vit për vit…

Katerina Trungu: I bën vetë?

Denisa Gjezo: I kam bërë vetë. Herën e  parë që i kam bërë i kam bërë shumë të mira dhe herët e tjera sikur më ulej një çikë, këtë vit nuk kam bërë fare.

Katerina Trungu: Me kalimin e viteve të ka rënë performanca?

Denisa Gjezo: Më ka rënë. Herën e parë që e kam bërë më kanë dalë shumë të mira dhe vit pas viti pastaj sikur e prishja dorën,  nuk e di çka nuk shkonte. Normalisht unë nuk jam shumë…

Katerina Trungu: S’je shumë mirë me gatimin?

Denisa Gjezo: Kam shumë qejf të gatuaj, por ajo do shumë kujdes./tvklan.al