lesbiketKeni dëgjuar për dy njerëz që martohen me gjini të ndryshme dhe të njëjtë. Tani është momenti për t`u njohur me një martesë të përbërë jo nga dy persona por nga tre të tillë. Historia tepër e rrallë vjen nga SHBA.

Bëhet fjalë për tre lesbike që kanë lidhur kurorë në martesë më njëra – tjetrën dhe po presin që të bëhen mama. Njëra prej tre femrave është shtatzënë dhe do të lumturojë dy bashkëshortet e tjera.

Fëmija pritet të vijë në jetë në muajin Korrik.

Këto që shihni në foto, janë Doll 30 – vjeç, Kitten 27 – vjeç dhe Brynn Young, 34 – vjeç , të cilat lidhën kurorë rreth 1 vit më parë, në Massachusetts, SHBA në një prej vendeve të para në Amerikë që kanë legalizuar martesat homoseksuale.

Ato duken të lumtura me njëra – tjetrën dhe tregojnë se deri tani marrëdhënia e tyre shkon për mrekulli.

Fëmija i parë do të jetë vajzë, por ato shprehen se kanë dëshirë të kenë 3 fëmijë, një për secilën e pse jo më vonë edhe më shumë.

Kristi Petro