Një tifoz futbolli ka vdekur nga plagët e rënda të marra në kokë, dy ditë pasi u shty nga tifozët poshtë tribunës së stadiumit ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen.

“BBC” raporton se 22-vjeçari, Emanuel Balbo, humbi jetën të hënën, dy ditë pasi u hodh poshtë tribunës së një stadiumi në Argjentinë nga turma e zemëruar.

Ai kishte shkuar në stadium për të parë ndeshjen derbi të së shtunës mes skuadrës së tij Belgrano dhe miqve të Talleres, në qytetin verior të Cordobas.

Dëshmitarët okularë thanë se një person kishte thënë se Balbo ishte tifoz i maskuar i Talleres-ave. Pamjet filmike tregojnë se si se si u hodh poshtë tribunës nga tifozët e zemëruar.

Ai ra me kokë në shkallët e betonit nga një lartësi rreth 5 metra. Megjithëse u dërgua me shpejtësi në spital, mjekët thanë se truri i tij kishte vdekur.

Katër persona janë arrestuar në lidhje me sulmin. “BBC” citon burime të ndryshme vendase, sipas të cilave 40 persona kanë humbur jetën nga dhuna në futboll që prej vitit 2013./tvklan.all