e bija

Familja Mbretërore Britanike ka publikuar dy fotot të princeshës Charlotte.  Fotot janë realizuar në momentin kur vogëlushja ka qenë 6-muajshe nga e ëma Kate, dukesha e Cambridge.

Vogëlushja shfaqet në njërën nga foto duke luajtur mbi një kolltuk me një qenush lodër dhe në një tjetër duke pozuar. E veshur me një fustan me lule dhe një triko rozë prej kashmiri, ajo duket e adhurueshme.

Në postimin e bërë përkrah dy fotove, nga Pallati Mbretëror shkruhet:  “Duka dhe Dukesha shpresojnë që t’i shijoni foto e reja të princeshës Charlotte, aq sa i pëlqejnë dhe ata.”/tvklan.al