lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 9 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headline 9 Maj 2024

Dalin pamjet e fundit të Alma Arrazit me 3 fëmijët. Kamerat fiksuan lëvizjet e tyre

Tv Klan ka siguruar pamjet e momenteve të fundit të Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve të saj që i dhanë tragjikisht fund jetës duke u hedhur nga ura e Bunës në Shkodër. Kamerat e sigurisë i fiksuan pas konsumimit të një kafeje deri në aktin ekstrem.

Atentat në Greqi, vritet shqiptari dhe plagoset dhe gruaja e tij. U qëlluan nga persona të maskuar

Roan Brahimi mbeti i vrarë gjatë një atentati në Athinë nga disa persona te maskuar. Ne kete sulm, sipas mediave greke, e plagosur mbeti edhe bashkeshortja e tij 37-vjeçare. Emri i Brahimit ka qene i lakuar ne Shqiperi per disa ngjarje kriminale.

2.3 milionë turistë të huaj në 4 muajt e parë të vitit. 38% më shumë në prill

2.3 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 4 muajt e parë të këtij viti. Vetëm muaji prill ka shënuar 800 mijë hyrje në vend me një rritje me 38% të numrit të vizitorëve duke tejkaluar të gjitha pritshmëritë.

Kanceri i lëkurës në trend rritës. Mjekët: Ndikon edhe moskujdesi

Kanceri i lëkurës vijon të njohë rritje në Shqipëri. Mjekët specialistë thonë se shkaqet kryesore lidhen me arsye gjenetike, por ndikon edhe mungesa e kujdesit. Europa numëron 100 mijë raste në vit nga kjo sëmundje.

VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet e dyfishta në RMV. Shqiptarët sigurojnë 32 deputetë

VMRO-DPMNE fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Humbje zhgënjyese e socialdemokratëve që zbritën në vend të tretë.  Rezultat i mirë për partitë shqiptare që siguruan 32 vende në Kuvend.

Shqipëria dhe Serbia, bashkë për Europianin U-21 të 2027. Duka: Lajm i mirë për futbollin

Shqipëria dhe Serbia do të paraqesin kandidaturën e përbashkët për të organizuar finalet e europianit të 21-vjeçarëve për vitin 2027. Lajmin e zbuloi Presidenti i Federatës, Armand Duka në një intervistë për emisionin “Opinion”.