Këshilli Kombëtar i Integrimit është mbledhur ditën e sotme, ku i pranishëm është edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Gonzato. Gjatë fjalës së tij, ambasadori i BE-së ka cilësuar si sfidë kryesore efikasitetin e Gjyqësorit teksa ka theksuar nevojë urgjente trajtimin nga ana e parlamentit për emërimet të Avokatit të Popullit dhe Komisionerit të Antidiskrimiminit.

Ambasadori i BE-së, Gonzato: Bashkimi Europian është një organizim që bazohet në këto vlera. Shqipëria dhe vendet e tjera që kanë ecur para në BE do t’u jepet një mekanizëm që quhet raporti i sundimit të ligjit. Ne intensifikojmë dialogun me institucionet shqiptare, presim më shumë rezultate. Ne kemi edhe planin e rritjes për BE që do të avancojë në reformat që duhet për t’u bërë anëtar në BE.

BE ka qenë një mbështetës i palëkundër i Reformës në Drejtësi. Ne vijojmë me monitorimin e saj dhe për këtë kërkohet bashkërendim nga të gjithë institucionet që të jepet drejtësi tek qytetarët dhe të rritet besimi tek drejtësia. Efikasiteti i Gjyqësorit vazhdon të mbetet sfida kryesore sepse çështjet e mbartuara nga gjykata kërkojnë veprim të menjëhershëm dhe ne kemi sjellë edhe rekomandime, nevojën për një udhërrëfyes se si të ulet numri i çështjeve të prapambetura.

Pavarësia e gjyqësorit kryesore. Kjo duhet aplikuar në të gjitha nivelet e drejtësisë. Transparenca, meritokracia duhet të sigurohet në çdo moment. Ne presim vullnetin e plotë politik. Nevojë urgjente që ka parlamenti për të trajtuar emërimet tashmë të vonuara të Avokatit të Popullit dhe Komisionerit të Antidiskriminimit që luajnë një rol të rëndësishëm në Shqipëri dhe çdolloj vonese dëmton funksionet e tyre. Shkolla e Magjistraturës është themelore.

Standardet e vettingut duhet të ruhen dhe pasi të ketë përfunduar procesi i vettingut. Ne do të sjellim asistencën teknike për t’u mbështetur. Së bashku do ta bëjmë realitet që lufta kundër korrupsionit të jetë e fortë dhe të ecim para në anëtarësimin e Shqipërisë në BE./tvklan.al