Eksperti

Edi Rama – Kryeministër: “Në librin e pagave, sektor publik dhe privat bashkë, të Republikës së Shqipërisë, figurojnë ekzaktësisht 43 mijë e 879 më shumë njerëz.”

Kjo shifër e raportuar nga Kryeministri  në analizën e 300 ditët e para, sipas disa ekonomistëve, bie ndesh me të dhënat e fundit të Anketës së Punës të realizuar nga Instituti i Statistikave.

Besard Kadia, drejtues i Forumit për Liri Ekonomike, thotë se nëse merret në analizë raporti zyrtar i Institutit të Statistikave për tre muajt e parë të 2014-ës, duke e krahasuar atë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezulton se papunësia është rritur.

Anketa e Forcës së Punës e publikuar nga INSTAT në Qeshor të këtij viti, tregon se rritje të ndjeshme të nivelit të papunësisë haset edhe tek të rinjtë.

Referuar anketës tre mujore të Forcave të Punës së realizuar nga Instituti i Statistikave, shkalla e papunësisë në vend është 18.3%, ndërsa një vit më parë ishte 14,4%.

Sa i takon punësimit, vetëm 47,9% e popullsisë aktive është e punësuar.

Tv Klan