2

Ky është laboratori ku një ekip i NASA-s do të qëndrojë i izoluar për 1 vit. Kushtet e jetesës atje janë të ngjashme me ato në planetin Mars. 6 pjesëtarët e ekipit nisën të premten eksperimentin e tyre nën këtë kupolw, sipas modelit e atyre që do të ngrihen pas zbritjes së njerëzve në mars. Sfera e ngritur pranë një vullkani jo aktiv në Hauai, ka një diametër prej 11 metrash dhe është e lartë 6 matra.

Një ambjent i tillë është i vetmi ku njerëzit mund të jetojnë në Mars, pasi në brendësi, ajo do të mbushet me ajër, pavarësisht se jo i frekët dhe jo natyral. Ushqimi gjithashtu nuk është i freskët në këtë zonë eksperimentale, ashtu siç nuk do të jetë as në Mars. Pjesëtarët e ekipit nuk do të kenë mundësi të jetojnë në intimitet, pasi ambjenti nuk pritet të jetë edhe aq komod planetin e kuq.

Eksperimetni sipas drejtuesve të eksperimentit, pjesë e projektit të madh të kolonizimit të Marsit është nxjerrja në pah e problemeve që mund të lindin gjatë jetesës së ekipit të parë që do të zbresë në këtë planet. Dalja jashtë ambjenteve të kubesë do të jetë me veshje astronautësh. Pjesë e ekipit eksperimental do të jetë një astrobiologjist francez, një fizikant gjerman dhe 4 amerikanë, një pilot, një arkitekt, një gazetar dhe një ekspert i dherave. Zbritja në Mars pritet të ndodhë gjatë periudhës 2020 – 2030.

Tv Klan