Të bësh dush çdo ditë mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve infektive te njerëzit, paralajmërojnë ekspertët.  

Larja e shpeshtë e trupit mund të zvogëlojë hidratimin e lëkurës, duke shkaktuar që ajo të bëhet më e thatë, gjë që lejon mikrobet të depërtojnë nën lëkurë, sipas ekspertes të sëmundjeve infektive Dr Elaine Larson nga Universiteti Columbia.

Ajo shton se shumica e njerëzve lahen sepse besojnë se kjo do të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga sëmundjet, megjithatë, një dush nuk largon vetëm erën e trupit, por ndikon edhe në lëkurë.

Dr Brandon Mitchell profesor i dermatologjisë në Universitetin e George Washington shton se larja e shpeshtë largon nga lëkura vajrat e saj natyralë, të cilat mund të vrasin bakteret “e mira” që mbështesin sistemin imunitar të njerëzve.

Sipas Dr Mitchell, një banjë një herë ose dy herë në javë zakonisht është e mjaftueshme për shumicën, duke shtuar:

“Nuk është e nevojshme të bëhet dush çdo ditë”.

/tvklan.al