Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur pak pas mesnatës në Nikël të Krujës.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në orën 01:05 pas mesnatës në fshatin Zezë, ku i është vendosur një “sasi e vogël lënde eksplozive dyqanit ushqimor” të 57-vjeçarit G. M.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, teksa janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al