shpataQëndroi për vetëm 60 minuta në pavionin e objekteve të së kaluarës në Institutin e Arkeologjisë. Kjo është shpata që Sulltan Bajaziti i II përdori në kryengritjet kundër shqiptarve.

Ajo i përket shekulli të 16-të dhe ekspozohet për herë të parë për sytë e publikut.

E realizuar në çelik në punishtet e asaj kohe në Turqi, e vetmja e dhënë që përmban kjo shpatë është mbishkrimi i artë në tehun e saj.

Ishte holandezi Frederic De Jong që zbuloi vleren muzeale të kësaj shpate që deri në vitet 80 qëndronte mes shumë armëve të tjera por që askush nuk e dinte. Në tekstin e përkthyer nga osmanishtja e lashtë thuhet “Dhuruar Madhërisë së tij, Sulltanit të Lartë, Bajazit Han, djalit të Sulltan Mehmet Han, i biri i Sulltan Muratit”.

Në këtë 70-vjetor të çlirimit u ekspozuan edhe shumë armë të periudhave të ndryshme historike dhe flamuj të realizuar në pëlhurë apo lëkurë keci në vitet e para të pavarësisë.

Tv Klan