Dy persona hapën zjarr brenda një kafeneje në qytetin e Bazelit mbrëmjen e së enjtes, duke ekzekutuar dy shqiptarë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ndodhi në “Café 56”, në rrugën Erlenstrasse rreth orës 20:15 të mbrëmjes. Mediat zviceriane raportojnë se autorët u futën në lokal dhe hapën zjarr në drejtim të klientëve. Lokali ku ndodhi krimi ishte në një zonë të frekuentuar kryesisht nga shqiptarë. 

Prokuroria e Bazel konfirmoi se viktimat e këtij atentati janë shqiptarë. Emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur. Viktimat janë 45- vjeçari me iniciale M.B dhe një 39-vjeçar në gjendje kritike për jetën. 

Ndërkohë portali “20 minuten” ka postuar një fotografi që dyshohet se është viktima me inicialet M.B.

Sa i përket autorëve ata kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Ata besohet të jenë të moshës 30 deri 40 – vjeç, flokë të zeza dhe rreth 1.75 të gjatë. Hetuesit thanë se ata mbanin veshur rroba të errëta dhe dyshohet se janë nga Europa Lindore.

Motivet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë e një akti terrorit. 

Ndërkohë, dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se lokali “Café 56” frekuentohej kryesisht nga shqiptarët./tvklan.al