Një vrasje makabre… Kështu shkruajnë mediat suedeze në lidhje me ekzekutimin e një shqiptari nga Kosova, në Malmo të Suedisë. Alban Ibraj është qëlluar 22 herë, ndërsa vrasësi sipas mediave të këtij vendi ka qenë “vërtet i zemëruar”.

alban_ibraj 2

I riu nga Kosova nuk kishte shumë kohë që jetonte në këtë qytet të Suedisë, i njohur për mbi popullimin nga emigrantë të ndryshëm.

Kjo është vrasja e dytë që ndodh në këtë qytet, dhe hetuesit besojnë se gjithçka ka ndodhur si pasojë e përplasjeve mes grupeve.

Policia gjithashtu ka arrestuar një të ri, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i autorit./tvklan.al