Në total, janë 1 miliardë e 450 milionë euro. Kjo është vlera e 47 lojtarëve që kanë në përbërje Real Madrid dhe Barcelona, me ata të Madridit që janë më të kushtueshmit. 743,8 milionët e Los Blancos kalojnë rreth 706 që vlejnë ata të katalanasve.

Por në fushën e lojës 11-shet që do të zbresin për të luajtur sfidën arrijnë në 503 milionë për Realin dhe 480 për Barcelonën.

Mesatarisht një lojtar i Real Madrid kushton më shumë se 32 milionë ndërsa për Barçën afro 30 dhe imagjinoni që formacioni i Getafe kushton 39,4 milionë euro. Mund të thuhet lirshëm që një lojtar në “El Classico” mund të kushtojë sa një ekip i tërë futbolli.

Nuk bëhet fjalë për Ronaldo dhe Messi. I pari kushton 100 milionë ndërsa i dyti 120, të cilët si individë kushtojnë më shumë se formacione e një pjese të mirë të ekipeve në La Ligas.

I gjithë planeti do të ndalë kur këtë të shtunë në orën 13:00 do të nisë “El Clasico” ne Santiago Bernabeu. Herën e fundit në kampionat që Barça vizitoi “koloseun” e Madridit fitoi 3-2 me gol në sekondat e fundit të Lionel Messit, i cili i tregoi publikut fanellën e tij duke lënë një imazh që do të mbahet mend gjatë në historinë e kësaj përballjeje.

Tv Klan