Me kualifikimin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, i gjithë fokusi te Real Madridi është në La Liga.

“Los Blankos” do të kenë një përballje të vështirë kundër Barcelonës në mbrëmjen e së dielës në “Bernabeu”.

Një fitore ua bën thuajse të sigurt titullin, ndërsa ekipi i Karlo Ançelotit kryeson me 78 pikë, 8 më shumë se sa blaugranat, që prej javësh u bëjnë presion.

Tekniku i “Los Blankso” shprehet në konferencën për shtyp se ekipi është gati për “El Klasikon”.

“Po rekuperohemi! Do të hedhim në fushë ekipin më të mirë të mundshëm! Ne jemi shumë afër titullit, por do të luajmë kundër një rivali mjaft konkurrues. Ata po bëjnë shumë mirë! Ky do të jetë një “El Klasiko” i zakonshëm, i barabartë, konkurrues, është një mundësi për të fituar La Liga-n.”

Edhe tekniku i Barcelonës, Çavi Hernandez ka besim se skuadra e tij do të festojë në Madrid.

“Tani kemi mundësinë të luftojmë për La Liga-n. Rezulton se kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Ne do të përballemi me një Madrid të fortë, që vjen pasi ka eliminuar skuadrën më të mirë në botë, Cityn. Kanë eliminuar dy herë ekipin më të mirë të botës dhe kjo nuk është rastësi. Shumë eufori dhe një rival mjaft i fortë. Grupi beson shumë se ka shansin që të fitojë këtë kampionat.”

“Galaktikët” janë të pamposhtur në 16 takimet e fundit në të gjitha kompeticionet, me humbjen e fundit që erdhi në janar nga Atletiko.

Në 5 sfidat e fundit në La Liga, katalanasit nuk kanë pësuar asnjë gol, e në 4 prej tyre kanë fituar.

Asnjë prej 13 “El Klasikove” të fundit nuk kanë dalë në barazim, me Realin që ka fituar nëntë herë.

Nga 256 sfida në total mes të dyja ekipeve, “Los Blakso” kanë fituar 104, kurse blaugrant 100.