Mbrëmjen e sotme do të luhet padyshim një prej 90 minutëshave më spektakolar të këtij sezoni. Real Madrid dhe Barcelona do të zhvillojnë sfidën e njohur nga të gjithë si “El Classico”, me stadiumin “Santiago Bernabeun” që do të jetë dëshmitarë i duelit numër 3 të këtij viti sportiv. ‘Los Blancos’ synojnë të kurorëzojë me titullin e La Liga fundin e kësaj përballje, ndërsa Barcelona kërkon ta shtyjë sa më shumë festën tek rivalët e tyre të përjetshëm. Aktualisht, Real Madrid kryeson renditjen me 8 pikë më shumë se Barcelona kur kanë mbetur edhe 7 takime deri në fund, përfshirë këtu edhe këtë të mbrëmjes së sotme.

Takim që përpos aspektit momental, ka një peshë të madhe edhe në histori. Dy sfidat e para të këtij sezoni janë fituar nga Real Madrid, teksa një herë e tretë do të përsëriste historinë që nuk ndodh prej 88-vitesh. Vetëm në sezonin e largët, 1935-1936, skuadra kryeqytetase ka fituar tre derbi radhazi kundër rivalit të saj të përjetshëm. Ndërkaq, seria më e gjatë e fitoreve në kahun e Real Madrid është ndalur në 7. Gjithsesi, pavarësisht këtyre shifrave, Barcelona është ajo që dominon në ndeshjet direkte. Katalanasit kanë fituar më së shumti ‘El Classico”, 118 herë në total, kundrejt 105 të Real Madrid, teksa 62 takime kanë përfunduar në barazim.

Klan News