Bidaiii

Seriali i famshëm Indian, Bidai që transmetohet çdo ditë në ekranin e Televizionit Klan, përveç se ka thyer rekorde në audience është kthyer edhe në frymëzim për kulturën orientale që ka sjellë në vendin tonë.

Elvana Gjata është shfaqur në videon e fundit të këngës “Love me” me “Bindin” e kuq në ballë.

Artistja e famshme shqiptare duket se e ka marrë pikërisht nga ky film idenë për të vendosur pikën e kuqë në mes të vetullave në klip, që indianët e quajnë “Bindi”.

Më qindra vajza në trevat shqip-folëse e kanë ndjekur këtë kulturë indiane tek filmi “Bidai” dhe kanë bërë të njëjtën gjë si Elavana Gjata.

Nëpërmjet hashtagut #loveme ato kanë postuar mijëra foto dhe video amatore me “Bindin” e kuq në ballë nën ritmet e këngës “Love me”

Bidai

Por çfarë është “Bindi”?

“Vajzat e reja në Indi që nuk janë të martuara vendosin në mes të vetullave një gur të shndritshëm për t’i mbajtuar ato larg syrit të keq, por nga ana tjetër kjo tregon se ato janë ende të virgjëra. Ndërsa gratë e martuara vendosin në mes të vetullave një pikë të kuqe e cila i sjell fat dhe begati burrit. Por nëse burri vdes ato e heqin pikën e kuqe nga balli”./tvklan.al