Një emigrant i cili prej 3 javësh është fejuar me një vajzë e cila jeton në Tufinë duket se është bërë i bezdisshëm për vjehrrin dhe vjehrrën pasi shkon tre herë në ditë në shtëpinë e tyre.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, vjehrri nuk do që dhëndri të shkojë shpesh në shtëpinë e tij pasi qëndron në një dhomë me vajzën për orë të tëra saqë ai detyrohet të fikë automatin për t’i nxjerrë jashtë.

Gazetarja tha se e gjithë kjo ndodh pasi vjehrri nuk e lejon vajzën që të shkojë në shtëpinë e dhëndrit.

“Vetëm 3 javë pas fejese, dhëndri emigrant i cili ishte njohur me mblesëri me nusen e tij e cila jeton në Tufinë ka filluar t’i pëlqejë shumë nusja dhe shkon tre herë në ditë tek familja e vjehrrit që të qëndrojë me të. Kjo gjë ka shqetësuar vjehrrën dhe vjehrrin pasi nuk duan që dhëndri t’iu vijë kaq shpesh në shtëpi pasi çifti futet në një dhomë dhe qëndrojnë vetëm për orë të tëra aq sa vjehrri detyrohet të ulë automatin e dritave në mënyrë që ata të dalin nga dhoma. E gjithë kjo ndodh pasi vjehrri nuk e lejon vajzën që të shkojë në shtëpinë e dhëndrit”,

tha gazetarja.

/tvklan.al