Ai është një prej pjesëtarëve të familjes mafioze milaneze të lidhur me klanin e Ndraghetës.

Luigi Pompeo 42 vjeç, djali i bosit të mafies Rocco Agostino Pompeo, u arrestua në veri të Milanos së bashku me tre shqiptarë të tjerë. Ata u arrestuan me akuzën e krijimit të një organizate kriminale dhe trafik droge.

Në një apartament që përdorej prej tyre, policia gjeti 50 kg marijuanë, 12 mijë euro të falsifikuara me prerje 50 Euro dhe 8800 euro të falsifikuara me prerje 100 Euro.

Ndërkohë, shqiptarët e arrestuar janë Eduard Korkaj 31 vjeç, Anxhelo Malollari 30 vjeç dhe vëllai i tij Igli Malollari 18 vjeç. /

tvklan.al