Një grua nga Uellsi u ndalua nga Gjykata e Apelit që t’ia vinte emrin vajzës së saj Cyanide.

Gjykata vendosi që kjo zgjedhje e pazakontë, mund të dëmtojë fëmijën, pavarësisht argumentit të nënës se ishte një emër i këndshëm dhe i bukur, ndonëse ishte helmi që Adolf Hitler mori përpara se të vetëvritej.

Gjykatës iu tha se gruaja kishte një histori me probleme mendore dhe përdorim të drogës.

Siç shkruan “

The Independent

”, në Britani është disi e pazakontë që gjykata të ndërhyjë kur vjen puna tek emri i fëmijët. Kjo, sipas gazetës, ndodh vetëm në raste ekstreme dhe shpjegon edhe faktin se përse në rrugët e Britanisë ka fëmijë që quhen “Superman”, “Gazza”, “Gandalf” apo dhe “Arsenal”.

Ndër të tjera, “

The Independent”

sjell edhe disa prej emrave që janë të ndaluar për t’iu vënë fëmijëvë në botë.

Chow Tow – 

Në Malajzi, qeveria e ka ndaluar këtë emër, përkthimi i së cilit është “kokë pa larë”.

Anus – 

Në Danimarkë, dy prindër të çuditshëm kërkuan t’ia vinin fëmijës këtë emër. Fatmirësisht gjykata ia ndaloi.

Brfxxçxxmnpççlllmmnprxvclmnckssqlbb11116 – 

Një çift në Suedi, në 1996 –ën prentendonte se ky “emër” lexohej Albin, në shenjë proteste kundër qeverisë suedeze pasi kishte ndaluar vënien e emrave si IKEA apo Metallica.

@ – 

Një çift kinez donte t’ia vinte emrin fëmijës “Wang @”. Simboli në Kinë lexohet “ai – ta”, e ngjashme në tingull e frazës “love him”. Fëmija do të kishte patur probleme në Twitter për disa arsye.

Facebook – 

Shteti meksikan publikoi një listë me emrat e ndaluar në vend, ndër to ishte edhe “Facebook”, “Robocop”, “Traffic”, “James Bond”, “Terminator”, “Circumcision”.

Lucifer – 

Ky emër nuk mund të vendoset në Zelandën e Re.

Senior Constable (polic)

Fish dhe Chips (Peshk dhe Patate) – 

… për binjakët.

Talula Does The Hula From Hawaii – 

Në rastin konkret, një gjykatëse u shpreh: “Gjykata është tepër e shqetësuar për logjikën e varfër që prindërit e këtij fëmije kanë treguar në zgjedhjen e emrit të tij

.”/tvklan.al