Një muaj më parë, një shqiptar u qëllua me armë dhe mbeti i plagosur. Ai është Roland Keta 44 vjeç. Ngjarja ndodhi më Novi Ligure të Italisë. Sot autoritetet italiane kanë arrestuar autorin Amelio Longo 40 vjeç, nga Puglia.

Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj 44-vjeçarit shqiptar. Dyshimet e policisë janë se sulmi me armë ka ndodhur për shkak të një borxhi. Roland Keta kishte pësuar plagë në gjoks dhe në gjymtyrë nga të shtënat me armë.

Autoritetet italiane do të marrin në pyetje autorin 40-vjeçar për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje.

/tvklan.al