Qyteti i Vlorës nuk gjen paqe. Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së dielën në Vranisht. Sipas policisë 40-vejçari Roland Shkurti është qëlluar me një plumb në këmbe pranë shtëprese së tij rreth orës 18 e 40 minuta.

Ai është transportuar në spitalin e Vlorës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Blutë sqarojnë se është ende i paqartë motivi i plagosjes, i cili pritet të zbardhet nga marrja në pyetje e 40-vejçarit.

Gjithashtu mëngjesin e së dielës tre persona u plagosën në një atentat në Vlorë, ndër ta dhe një fëmijë 8 vjeç. Një breshëri automatiku u derdh mbi një automjet tip “Mercedes-Benz” me targë VL 6368 C./tvklan.al