Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan ishte këngëtarja Enca Haxhia. Ajo është shprehur se izolimi në shtëpi ka qenë tepër i vështirë, sidomos 2-3 ditët e para duke qenë se ajo është mësuar me jetën aktive. Por tani që ditët kanë kaluar është mesuar dhe nuk e di si do përshatatet me jetën reale, kur gjithë kjo situatë të mbarojë.

Enca Haxhia: Mirë që kishim këtë emisonin sot, se u kujtova si ngjaj e lyer. E shfrytëzova si një eveniment  për të gjetur mundësinë për ta mbajtur pak veten me të mira, të ndihem sikur jeta vazhdon, aktivitetet vazhdojnë. Edhe pse jo, ta mbaj njëçik veten me të mira.

Rudina Magjistari: Si je duke e kaluar ditën tani, e mbyllur në shtëpi?

Enca Haxhia: Dy-tre ditët e para i kisha shumë të vështira, se dhe aktiviteti im, puna ime, plus dhe unë si person jam mësuar që jam gjithë kohën në lëvizje, duke bërë aktivitete, duke takuar njerëz, në udhëtime, kështu që dy ditët  e para ishin shumë të vështira. Ndërsa tani po e kaloj kaq mirë sa nuk e di si do ja dalim me përshtatjen, me jetën reale më vonë, kur kjo situatë të mbarojë./tvklan.al