Këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa ka festuar ditëlindjen si asnjëherë më parë…

Në një intervistë me lidhje “Skype” për emisionin “Rudina” ajo ka treguar sesi e përjetoi këtë ditëlindje.

“Mamaja ime kishte përgatitur një kek nga ai që unë e kam pasur qejf gjithmonë… ajo ishte pak e shumë ceremonia sepse nuk kishim mundësi të dilnim se na qëlloi dhe e shtunë e diel. Disa dhurata të vogla, dhe nga Aria, një tufë me lule virtuale të vizatuar në A4, që mua mu duk si tufa më e bukur e luleve të vërteta ndonjëherë”.

Ndërkaq ajo ka treguar se në këtë ditë, miqtë e saj nuk kanë harruar ta urojnë dhe surprizojnë me mesazhe dhe me një tufë me lule.

“Dhe në kohë lufte, kush e do e gjen mundësinë për ta kënaqur tjetrin qoftë dhe me gjëra të vogla”. / tvklan.al