Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar sot se nënkryetarin e KLD-së nuk e mbron nga procesi i verifikimit të mandatit, as Delijorgji, as Ben Qimja.

Pak orë pas një deklarate mediatike të Spahiut Alibeaj sqaron se atë e ka kapur paniku nga kërkesa për verifikimin e mandatit.

Në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se ne materialin drejtuar Ministrit të Drejtësisë për çështjen e tre gjyqtarëve zoti Spahiu nuk ka kërkuar as procedim disiplinor, as shkarkimin dhe as ndjekje penale për të siç është shprehur dhe vazhdon të shprehet rëndom në shtyp.

Sipas kësaj ministrie deklarata e sotme nuk tregon veçse frikën që e ka përfshirë atë nga procesi i verifikimit të mandatit, por nga ky proces nuk do të mbrohet as duke u fshehur pas Delijorgjit, po as pas Ben Qimes.

Nëse do të vazhdojë të fshihet pas votimeve antiligjore ky proces verifikimi do të bëhet nga organe të tjera ligjore dhe kushtetuese, përfundon deklarata e Ministrisë së Drejtësisë./tvklan.al