Hetimi i SPAK që goditi disa grupe kriminale ka nxjerrë zbuluar aleancat e tyre për të goditur njëri-tjetrin. Një prej personave që kërkohej të vritej është edhe Durim Bami. Pas tij ishte vënë edhe Emiljano Shullazi. Por pse nisi ky i fundit të kërkonte “kokën” e tij?

Gazetarja Klodiana Lala na tregoi disa detaje të tjera në lidhje me këtë dosje. Fillesat janë në atentatin që i është bërë Shullazit në fillim të vitit 2016.

Ka qenë Enver Stafuka, i zhdukur prej disa vitesh dhe shoku i Gentjan Bejtjes tashmë i ekzekutuar, që sipas gazetares Lala, i ka shkuar me Kuran në dorë Shullazit ku i është betuar që nuk e ka tradhtuar, por ka qenë Durim Bami që i ka kërkuar të dalë të godasë personat që ndodheshin në një makinë.

“Nga ana tjetër Durim Bami duke e ndjerë rrezikun dhe duke e ndjerë që edhe Gentjan Bejtja, një mik i tij, ishte atashuar pranë Arben Ndokës vendos [ta eliminojë]. Gentjan Bejtja, për ta sqaruar për opinionin publik ishte shoku i ngushtë i Enver Stafukës dhe Enver Stafuka u zhduk. Në 2016, më 5 Janar Emiljano Shullazit i bëhet atentat bashkë me një mikun e vet. Në atë kohë Emiljano Shullazi nuk dyshonte dhe i kërkoi Enver Stafukës t’i tregonte kush e kishte tradhtuar. Enver Stafuka shkoi në spital dhe i bëri be me kanun në dorë. Dhe i tha: Këtu është Kurani, unë nuk të kam tradhtuar. Më tha Durimi [Bami] dil dhe qëllo këtë makinë. Atëherë Emiljano [Shullazi] prandaj u përplas me Durim Bamin. Tani në krahun e Arben Ndokës për të vrarë Durim Bamin kalon edhe Gentjan Bejtja, shoku i Enver Stafukës, pasi ata dyshonin që mund ta kishte tradhtuar Durimi, kalon edhe vëllai i Enver Stafukës, Naim Stafuka që është arrestuar. Nuk arrijnë dot ta realizojnë këtë gjë. Nga ana tjetër Bami mblodhi rreth vetes vëllezërit Duka, Marklen Hakën sepse e kishte akoma mik dhe Endrit Doklen dhe ka bërë pjesë edhe Xhelal Rrajën, vëllain e ish-0deputetit socialist Rrahman Rraja”, tha gazetarja Lala./tvklan.al