Kampionët e Anglisë pritet të përballen me mungesa të shumta ndaj Arsenal

Pritet të përcaktojë shumë në garën për titull, megjithatë sfida me Arsenalin nuk mbërrin në momentin  e duhur për Manchester Cityn. Kampionët në fuqi të Anglisë udhëtojnë drejt Londrës me mungesa të shumta, por edhe të tjerë që janë në dyshim. Xhon Stons do të kryejë të tjera teste mjekësore për të parë gjendjen fizike pas problemeve të shfaqura kundër Belgjikës. Mbrojtësi konsiderohet një mungesë e rëndësishme nga spanjolli, pasi po vuan shumë në prapavijë. Gjithashtu edhe ngjeshja e kalendarit nuk favorizon Cityn, pasi në harkun e 25 ditëve do të luaj për llogari të kampionatit, EF EJ Cap dhe Champions League.

Edhe Walker e Akanzhi janë në dyshim për takimin e kësaj fundjave ndaj Arsenalit. Edhe Nunes e Ederson po hasin probleme fizike në këtë periudhë, me këtë të fundit që vazhdon rikuperimin e tij nga një dëmtim në kofshë pësuar kundër Liverpool. Pas takimit me Arsenalin, Manchester City pret Aston Villa në Etihad Stadium përpara se të përballet me Crystal Palace, takime të njëpasnjëshme në Premier League që mund të kenë ndikim të rëndësishëm në garën për titull.

Klan News