Pak orë pas raportit të OSBE-së se zgjedhje për referendumin në Turqi nuk ishin të standardeve ndërkombëtare demokratike, ka reaguar edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili u tregoi “vendin” monitoruesve.

“Në Evropë ka një organizatë, OSBE-ja. Tani organizata është duke e përgatitur një raport të saj për referendumin që ‘zgjedhjet në Turqi janë kështu apo janë ashtu‘. Fiilimisht duhet të dini vendin tuaj dhe të shikoni punën tuaj. Raportet me përmbajtje politike që ju keni përgatitur ne as nuk i shikojmë as nuk i dëgjojmë. Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë”, tha Erdoğan duke vënë në dukje se delegacioni vëzhgues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) duhet të dijë cakun.

Erdogan iu drejtua me një fjalim mijëra qytetarëve të cilët ndodheshin në rezidencën presidenciale për ti uruar për fitoren në referendumin e të dielës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Për 54 vite Bashkimi Europian na ka mbajtur në pritje”, tha Erdoğan i cili ka shtoi se “Do të ulemi e bisedojmë, bëjmë edhe një votim besimi për këtë”.

“Kush është autoriteti që do të japë vendimin? Populli. Edhe ne i drejtohemi popullit tonë çfarë vendimi të japë ai ne do të jemi në përputhje me të. Ose do të mbajnë premtimet që i kanë dhënë Turqisë ose do të përballen me këtë rezultat. Kjo punë nuk mund të vazhdojë në mënyrë duke vërsulur mbi vendin tonë organizatat terroriste duke i ofruar mbështetje me armë dhe para në mënyrë të fshehtë”, theksoi Erdoğan i cituar nga “Anadolu Agency”.

Pasi ka bërë të ditur se Turqia do të vazhdojë luftën e fuqishme kundër të gjitha organizatave terroriste në rajon, Erdoğan tha se “Ata të cilët nuk hezitojnë të shprehin hapur mendimet armiqësore kundër Turqisë duke ofruar ndihmë për terroristët në Siri le ta dinë se Turqia pavarësisht nga pasojat nuk do të lejojë veprimin dhe organizimin e strukturave terroriste në kufijtë e saj. Ata që mendojnë se do të gjunjëzojnë Turqinë së shpejti do ta kuptojnë se janë gabuar me terroristët që i kanë përdorur në rajon si ushtarë mercenarë. Operacioni ‘Mburoja Eufratit’ është operacioni ynë i parë dhe jo i fundit”.

Partia Opozitare e CHP-së kërkoi anulimin e referendumit si të vetmen mënyrë për të qetësuar popullin.

Sipas rezultateve jozyrtare të publikuara nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve “Anadolu Agency”, 51.41 për qind e turqve votuan pro ndryshimeve kushtetuese, ndërsa 48.59 për qind e votuesve votuan kundër.

Diferenca shumë e vogël në vota ka rritur tensionin në vend. Opozita akuzon qeverinë dhe komisionin Qendror të zgjedhjeve se kanë ndërhyrë në rezultat duke pranuar si të vlefshme votat pa vulë.

Fitorja në referendumin e djeshëm i jep pushtet të madh Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

18 ndryshime kushtetuese do të konvertojnë sistemin qeverisës të Turqisë, nga parlamentar në presidencial. Si rrjedhim zyra e kryeministrit do të shfuqizohet dhe kompetencat ekzekutive e tij do të kalojnë në dorë të presidentit.

Ndryshimet e propozuara do t’i japin te drejtën presidentit te emëroje ministrat dhe zyrtarët e lartë të qeverisë si dhe gjysmën e anëtareve të organizmit më të lartë të drejtësisë në Turqi. Presidenti do të ketë gjithashtu të drejtë të shpallë dekrete dhe të deklaroje gjendje emergjence.