Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka bërë me dije se do të tërheqë të gjitha akuzat ndaj personave të akuzuar për fyerje ndaj tij.

Ai tha se ishte frymëzuar nga ndjenja e unitetit në prag të grushtit të dështuar të shtetit.

“Unë do të tërheq të gjitha paditë që kanë të bëjnë me ofendimet dhe mungesën e respektit ndaj meje,”-

tha Erdogan para pallatit presidencial.

Autoritetet thonë se nga ky vendim i Presidentit do të përfitojnë duke u liruar nga akuza e ofendimit rreth 2 mijë persona.

Por gjithashtu Erdogan mbajti një qëndrim më të zbutur edhe ndaj vendeve që i ka kritikuar se janë përpjekur për ta rrëzuar atë me anë të grushtit të shtetit.

Më parë ai akuzoi Joseph Votel, kreun  e Komandës Qendrore të SHBA, duke thënë se ai ishte në anën e komplotuesve për grusht shteti.

Gen Votel nga ana tjetër kishte deklaruar të enjten se burgosja e disa udhëheqësve ushtarakë mund të dëmtojë bashkëpunimin ushtarak mes Turqisë dhe SHBA-së./tvklan.al