Turqia nuk e kërkon me çdo kusht anëtarësimin në Bashkimin Europian, madje për të do të ishte shumë më mirë nëse BE nuk do t’i humbiste më shumë kohë.

Me ton të ashpër, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u përgjigj pyetjeve të gazetares, Zeinab Badawi  në emisionin Hard Talk në BBC. Erdogan foli në emër të popullit turk dhe tha se pjesa më e madh e tij nuk e duan anëtarësinë në Bashkimin Europian.

Rexhep Taip Erdogan- Presidenti i Turqisë

“Turqia mund të qëndrojë mbi këmbët e veta. Në Bashkimi Europian thotë, ne nuk do të jemi në gjendje ta pranojmë Turqinë në BE, kjo të ishte lehtësuese për ne”.

Intervista e presidentit turk në rrjetin britanik BBC vjen në prag të 1-vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit, pas të cilit mijëra persona u arrestuan dhe pushuan nga puna. I pyetur nga BBC për arrestimin e 150 gazetarëve, Erdogan e mohoi dhe tha se vetëm 2 gazetarë janë pas kangjellave.

15 korrikun e kaluar, 260 persona humben jetën në Turqi pas grushtit të dështuar të shtetit. Më shumë se 50 mijë u arrestuan, ndërsa 140 mijë u pushuan nga puna në administratë. Të gjithë këta u akuzuan për lidhje me klerikun në ekzil, Fetullah Gylen.

Tv Klan