Erjon Bogdani nuk bën dot pa futbollin. Ish-sulmuesi i Kombëtares, i cili luajti për 13-vjet në Itali, sot është trajner i Kuqezinjve U19.

Erjon Bogdani (Trajner i Kombëtares U19)

Për mua të bëj trajnerin është diçka e bukur dhe shpresoj që këtyre djemve t’i transmetoj dëshirën dhe pasionin që kam patur unë për futbollin.

Erjoni po zhvillon në Durrës një seleksion me futbollistët që shpreson të jenë pjesë e skuadrës për kualifikueset e Europianit të 19-vjeçarëve. Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me Kombëtaren është i përfshirë gjatë të gjithë kohës në stërvitje dhe kjo e sqaron pse nuk zgjodhi të bëhej zv/trajner në Itali.

Erjon Bogdani (Trajner i Kombëtares U19)

Kam patur disa kontakte me drejtuesit e ekipit Salernitana, por unë doja të isha trajner. Mu dha kjo mundësi me Kombëtaren U19 dhe shpresoj të arrijmë rezultat.

Rreth 20 vjet futboll si profesionist mendon se do t’i shërbejnë në përvojën e re ku hapat e para i hodhi si pjesë e stafit të De Biasi.

Erjon Bogdani (Trajner i Kombëtares U19)

Tani është ndryshe, pasi kur isha vetë lojtar mendoja si të isha vetë në formë, por tani duhet të mendosh për lojtarët dhe stafin.

Erjon Bogdani nuk do të largohet nga emocionet që të jep futbolli dhe një vend në tribunë për të nuk duket i përshtatshëm.

Tv Klan