Për median italiane “Esauriente.it”, Shqipëria është toka e kontrasteve, ku e vjetra takohet me modernen.

Ky vend, i pasur me histori dhe kulturë, ofron një shumëllojshmëri qytetesh unike. Përmes këtij artikulli kjo media i njeh lexuesit me qytetet më të bukura dhe më të rëndësishme  duke thënë se çfarë e bën secilin prej tyre të veçantë.

E nis me Tiranën  i cili është një qytet i ri në krahasim me kryeqytetet e tjera evropiane, por kjo nuk e pengon atë të ketë një histori të pasur dhe kulturë të gjallë. Sheshi “Skënderbej” është qendra e Tiranës, i rrethuar nga ndërtesa emblematike si Xhamia e Et’hem Beut, Muzeu Historik Kombëtar dhe Kulla e Sahatit.

Qyteti ofron gjithashtu një jetë të gjallë kulturore me teatro të shumtë, galeri arti dhe festivale të ndryshme.

Përmend Beratin, i njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”, i cili është një nga qytetet më të vjetra dhe më të ruajtura në Shqipëri. Qyteti është i famshëm për shtëpitë e tij të bardha shumëkatëshe që duket se ngjiten në kodër, duke krijuar një panoramë që të lë pa frymë. Krahas këtij qyteti historik përmendet edhe ai i Gjirokastrës i cili po ashtu është i njohur për shtëpitë karakteristike. Shkodra është një nga qytetet e tjera më të vjetra të vendit dhe një qendër e rëndësishme kulturore dhe historike.

Durrësi, Vlora dhe Saranda vlerësohen jo vetëm për historinë, por edhe për vijën e tyre bregdetare. Jeta e natës gjatë sezonit turistik është e gjallë, me restorante, bare dhe klube të shumta.

Klan News