Estonia ka gati një plan për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë. Në një intervistë për prestigjiozen Financial Times, kryeministrja Kaja Kalas, jo vetëm e pohoi këtë, por u bëri edhe thirrje aleatëve të NATO-s të mos kenë frikë se do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore nëse çojnë ushtarë në Ukrainë.

Kalas thotë se plani, që duhet të miratohet më parë në parlament, është që ushtarët estonezë të dërgohen vetëm për të stërvitur kolegët vendas, ashtu siç ushtarët ukrainas shkojnë për stërvitje jashtë vendit të tyre.  

“Është e paimagjinueshme që kur dikush nga të dërguarit e shteteve të NATO-s të plagoset në Ukrainë, vendi i tij të kërkojë zbatimin e “Nenit 5” dhe aleanca të bombardojë Rusia. Jo, nuk funksionon kështu. Kur dërgon njerëz në ndihmë të ukrainasve, vendi yt e di se aty është një zonë lufte dhe rreziqet merren përsipër”.

Kalas thotë po ashtu se vendet që kundërshtojnë dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë janë viktimë e propagandës ruse që paralajmëron nisjen e një Lufte Botërore. Kundër janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe vetë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Tv Klan