Monedha e përbashkët Europiane ka arritur në nivelin më të ulët të 10 viteve, 126.8 lekë duke shënuar një rekord të ri. Prej dy javësh Euro nuk po ndal rënien në tregun e këmbimit valutor vendas, ndërsa Leku vijon të forcohet.

Ditët e fundit Euro është dobësuar edhe në tregjet ndërkombëtare dhe e ka reflektuar me shpejtësi vlerën e saj në Shqipëri. Vetëm gjatë ditës së fundit ajo është zhvlerësuar përballë Dollarit amerikan me – 0.14%. Ekspertët e analizojnë këtë dukuri si një reagim të investitorëve pas vendimit të Presidentit amerikan Trump për prishjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Edhe në tregun vendas Dollari ka fituar pikë, por jo në nivele të ndjeshme.

Euro ka afro 2 vjet që vijon të krijojë në treg një ekuilibër të ri, shumë poshtë atij prej 140 lekësh që kuotohej kohë më parë, ndërsa sipas analizës së Bankës Qëndrore, ndryshimet lidhen me rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja.

Tv Klan