Manchester United fitoi 3 – 0 takimin e parë me Saint-Etienne i vlefshëm për fazën e 1/16 të Europa League mbrëmë në “Old Trafford”.

Zlatan Ibrahimovic vendosi këtë sfidë, pasi shënoi të gjithë golat. Pas këtij suksesi sulmuesi suedez nuk i kurseu batutat.

Zlatan Ibrahimovic, futbollist i Manchester United: Po përpiqem të bëj më të mirën. Unë kudo që shkoj fitoj dhe jam si Indiana Jones.

Roma mundi thellë 4 – 0 Villarreal. Edin Dzeko ishte më i spikaturi në këtë ndeshje të luajtur në Spanjë me 3 gola të realizuar. Ajax barazoi 0 – 0 në takimin e luajtur me Legia në Varshavë.

Humbje befasuese për Tottenham 1 – 0 në fushën e Gent, ndërsa Fiorentina mundi me të njëjtin rezultat Borussia Moenchengladbach në Gjermani. Anderlecht befasoi Zenit, duke e mundur me rezultatin 2 – 0. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më të enjten e ardhshme./ TV KLAN