Në 12 muajt e fundit Europa është bërë shënjestër e një vale masive sulmesh kibernetike, me më shumë se 2 miliard të dhëna online të vjedhura nga hakerat kompjuterikë.

Lajmi vjen nga Interpol, që në një raport vjetor të krimit kibernetik, konstaton një rritje të alarmante prej 750% të sistemeve piraterike dhe viruseve që kanë goditur pajisjet elektronike të qytetarëve europianë, duke përhapur më pas informacionet e vjedhura në rrjet.

Agjencia e sigurisë në Europë vëren se 75% e sulmeve kibernetike janë kryer ndaj Francës, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Spanjës. Britania është vendi europian ku janë kryer më së shumti grabitje fiskale onlinë, ndërsa bankat më të sulmuara nga sistemet piraterike “malware”, janë ato gjermane.

Ekspertët kibernetikë të Europol shpjegojnë se impakti global që pati stuhia piraterike me shpërndarjen e virusit “Wannacry” disa muaj më parë, ka çuar kërcënimin e krimit kibernetik në një tjetër nivel. Bankat dhe ndërmarrjet e mëdha që kanë rritur ndjeshëm mbrojtjen pasi janë të cënueshme si kurrë më parë.

Tv Klan