Policia fanceze evakuoi sheshin përpara muzeut të Luvrit në Paris. Turistë të shumtë dhe gazetarë u larguan nga hyrja e muzeut të famshëm, pasi një pako e dyshimtë u gjet në zonën e gazetarëve, në sheshin ku pritet të mbajë fjalimin kandidati i qëndrës Emmanuel Macron, në rast të një fitoreje të mundshme.

Forcat e sigurisë në Francë janë në gjendje të jashtëzakonshme nga frika e një sulmi të mundshëm terrorist në ditën e zgjedhjeve.

/ TV KLAN