Fabio Cannavaro është trajneri i ri i Udinese. Klubi ka njoftuar arritjen e akordit me kampionin e botës dhe fituesin e Topit të Artë të vitit 2006, i cili do të udhëheqë ekipin deri në fund të sezonit futbollistik. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 Qershor 2024.

Klubi ka identifikuar në përvojën e tij në fushë dhe teknikë në drejtimin e skuadrave duke shpresuar se do ta çojë këtë skuadër drejt mbijetesës së Serie A. Cannavaro do të shoqërohet nga vëllai i tij Paolo si ndihmëstrajner dhe nga Francesco Troise si bashkëpunëtor teknik.

Tv Klan