FB drone

Rrjeti social Facebook do të ketë dronin e tij, për të shpërndarë internet, në zonat më të skajshme të globit.

Me një shtrirje të krahëve, si të një Boingu 737- droni mund të fluturojë mbi 27 mijë km lartësi dhe të qëndrojë në ajër për 90 ditë. Sipas Facebook-ut, dronët mund të garantojnë një shpejtësi internet prej 10 gigabajts në sekond. Ata do të testohen në Shtetet e Bashkuara, gjatë këtij viti.

Zv/Presidenti i Facebook-ut, Xhej Parik shpjegoi se “qëllimi është të përshpejtohen teknologjitë e reja, që mund të ndryshojnë në mënyrë drastike infrastrukturën e Internetit. Ne po përdorim disa qasje për këtë sfide, përfshirë avionë, satelitë dhe zgjidhje tokësore”- tha Parik.

Kjo inisiativë e Facebook-ut përfshihet në skemën Internet.org, një projekt që synon të afrojë vendet në zhvillim me pjesën tjetër të botës. Strategjia do të ndihmojë rrjetin social të shtojë numrin e përdoruesve, gjë që gëzon shumë investitorët. Zv/Presidenti i Facebook-ut, Xhej Parik shpjegoi se së shpejti do të nisë edhe testimi i lazerit që dërgon të dhëna 10 herë më shpejt se më parë, në një pikë, që ndodhet në një largësi mbi 16 km.

“Komunikimi me lazer mund të përdoret për të lidhur avionët me njëri-tjetrin si dhe me terrenin, duke mundësuar kësisoj një rrjet stratosferik, që do të arrijë deri në pjesët më të largëta të planetit” -tha Parik.

Tv Klan